Ganso objektiv i Milanit
Këshilltari i Milanit, Serginho, ka zbuluar se gjiganti italian është duke e monitoruar vazhdimisht mesfushorin Paul Henrique Ganso.
“Ganso mund të bëhet cak i Milanit për verën që vjen, pasi ata janë duke e monitoruar nga afër. Milani është duke e përcjellur Ganson. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por gjithmonë Milani e ka monitoruar atë”.
“Nëse Ganso është mirë fizikisht, atëherë ai tërheq vëmendjen për teknikën e tij. Ai është lojtar që ofron diçka tjetër për dallim prej lojtarëve tjerë. Ganso është sportist tjetër i futbollist të sotëm. Klubet e mëdha gjithmonë kanë qenë të interesuara për të, duke përfshirë këtu edhe Milanin”, ka deklaruar Serginho për Globoesporte.
Category: Futboll
0 Komente