Gill: Cityn e trajtojmë si Chelsean

dardanmiftari | Friday, May 18, 2012 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, David Gill, thotë se nuk ka panik në Old Trafford për fuqinë shpenzuese të Manchester Cityt.

“Kur ktheni kohën në vitin 2003, e shihni Chelsean e Roman Abramovich si blerësin më të madh, që rezultoi me titull në vitin 2005 dhe 2006, e të gjithë thanë: ‘Ky është ekipi, Abramovich dhe Chelsea do të dominojnë për dhjet vjet’ dhe tani e shohim se nuk është kështu”.

“Përderisa sezoni nuk përfundoi në mënyrën më të mirë që kemi dashur, ne kemi pasur 89 pikë dhe titulli është vendosur në diferencë golash. Ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë vitet e fundit dhe ky vit zhgënjyes nuk është asgjë”, ka thënë Gill.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...