Guardiola lëvdon tifozët pas lamtumirës

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka komplimentuar përkrahjen e tifozëve ndaj tij gjatë katër viteve qëndrimi, pas sfidës lamtumirëse të cilën ekipi e fitoi me rezultat 4-0 ndaj Espanyolit.

“Jeta më ka dhënë këtë dhuratë. Gjatë katër viteve të kaluara, unë kam qenë pranë tifizoëve dhe lojtarëve. Jam i privilegjuar”.

“Unë shpresoj që ju, tifozët, të kënaqeni me ekipin. Ne jemi ndjerë shumë pranë jush. Ju nuk e dini se sa me fat që jam. Do të më mungoni shumë, por jam i bindur se do të jeni në duart e mira. Unë duhet që të heq rripin e sigurisë nga stoli i trajnerit dhe të largohem, por më premtoni se do të kaloni mirë”, është shprehur Guardiola.

Pep Guardiola gjatë katër viteve të qëndrimit të tij fitoi 13 tituj me Barcelonën ku përfshihen dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...