Hazard drejt Cityt?

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Ylli i Lille, Eden Hazard, ka dhënë shenja se ai ka zgjedhur Manchester Cityn para Manchester United.

Hazard ishte në Manchester javën e kaluar për të negociuar dhe për të parë stacionet e tij të mundshme. I pyetur se cilën ngjyrë preferon, të kuqen ose të kaltrën, Hazard ka zgjedhur të dytën.

“Më pëlqejnë të dyja. Ato janë të dyja ngjyra të bukura, mendoj se do të më përshtateshin mua”.

Kur është kërkuar të jetë më përzgjedhës, futbollisti ka ndryshuar qëndrim. “Blunë, është bluja ajo të cilën do ta vesh sezonin e ardhshëm. Përfundimisht bluja”, ka deklaruar belgu për Canal+.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...