Hazard drejt Ligës Premier
Anësori belg, Eden Hazard, ka bërë të ditur se do të largohet nga Lille këtë verë, ndërkohë që Liga Premier pritet të jetë destinacioni i tij.
Manchester United dhe Manchester City thuhet se udhëheqin garën për shërbimet e 21-vjeçarit, i cili e ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për ta konfirmuar largimin nga klubi francez.
“Edhe dy ndeshje për të luajtur me ngjyrat e LOSC (Lille)...”, ka shkruar Hazard.
Për nënshkrimin e tij, janë po ashtu në garë edhe Tottenhami, Chelsea dhe Arsenali.
Këtë sezon, Hazard ka bërë 36 paraqitje në Ligue 1 duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar në 22 të tjerë.
Category: Futboll
0 Komente