Inzaghi dhe Gattuso konfirmojnë largimin

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Pas largimit të Alessandro Nestas një ditë më parë, tani ndarjen nga Milani e kanë konfirmuar edhe dy ikona tjera të klubit Rossoner, mesfushori Gennaro Gattuso dhe Filippo Inzaghi.

Që të dy lojtarët kanë kontrata skaduese me Milanin dhe do të largohen nga San Siro pas një sezoni ku ata rallë herë e kanë shkelur fushën.

“Unë largohem sepse është koha që t’u jap hapësirë lojtarëve të tjerë. Unë do të sqaroj gjithçka në një konferencë për shtyp të shtunën. Unë nuk e di se ku do të shkoj, unë ende nuk kam vendosur”, ka theksuar Gattuso.

Inzaghi, një prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit, i cili ka shënuar 125 gola në 296 paraqitje për Milanin, ka bërë të ditur po ashtu largimin e tij, pas një sezoni ku ka luajtur vetëm tetë herë. Mbahen mend dy golat e Pippos ndaj Real Madridit, por as këto nuk mjaftuan që ta bindin Allegrin që ai të luajë më shpesh.

“Dua të falënderoj me afeksion dhe emocion presidentin Berlusconi dhe Adriano Gallianin. Elektriciteti i tyre dhe aftësia e tyre për të transmetuar emocion më bëri më të fortë dhe më bëri të shkoj përtej çdo kufiri. Faleminderit Milan, faleminderit futboll”, ka theksuar Inzaghi me anë të një letre me rastin e largimit të tij.

Milani ka filluar revolucionin e madh në skuadër duke larguar të gjithë veteranët me shpresë të inkorporimit të lojtarëve të rinj nga akademia në atë që quhet ‘epoka e re’ Rossonere.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...