Joel Obi do të qëndrojë te Interi

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Joel Obi, do ta vazhdojë karrierën në Giuseppe Meazza – ka thënë agjenti i tij, Renzo Contratto.
Është thënë se nigeriani është njëri nga lojtarët, të cilin Nerazzurrët do ta përfshijnë në kontratën për transferimin e yllit të Napolit, Ezequiel Lavezzi, mirëpo përfaqësuesi i 20-vjeçarit nuk mendon ashtu.

“Tash për tash nuk di asgjë rreth bisedimeve mes Napolit dhe Interit”.

“Shanset janë 99 për qind që klienti im të qëndrojë te Interi. Ata kanë shpresa të mëdha te lojtarët e rinj dhe nuk mendoj se ai do të largohet”, ka thënë Contratto për Radio Kiss Kiss.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...