Kampioni i Anglisë përcaktohet në javën e fundit

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka regjistruar fitore prej 2-0 përballë Swansea Cityt për ta shtyrë për në javën e fundit përcaktimin se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, skuadra vendase e kontrolloi në tërësi fraksionin e parë të ndeshjes.

Valencia e dërgoi lojën përpara nga krahu i djathtë dhe dërgoi një pasim te Michael Carrick, ndërsa goditja e tij përfundoi në këmbët e Paul Scholes, i cili shënoi nga afërsia (28’).

Pas një gabimi të Joe Allen, topi shkoi në këmbët e Scholes, ai pasoi te Rooney, por goditja e tij u bllokua për ta gjetur Ashley Youngun, ky i fundit e shënoi golin e sigurisë (41’).

Në gjysmën e dytë, skuadra mysafire provoi të tregonte më shumë nga loja, ndërkohë që Djajtë e Kuq e kishin detyrë që ta menaxhonin rezultatin.

Pas kësaj xhiroje, dy rivalët lokalë, Manchester City dhe Manchester United, kanë pikë të barabarta, ashtu që në javën e fundit do të përcaktohet kampioni.

Në xhiron e 38-të, City luan në shtëpi kundër QPR-së, ndërsa United në udhëtim ndaj Sunderlandit. Me pikë të barabarta, kampion shpallet Manchester City falë golaverazhit më të mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...