Konfirmohet largimi i Luis Enriques nga Roma

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Romës, Franco Baldini, ka konfirmuar se kryetrajneri Luis Enrique do të largohet nga klubi romak në fund të sezonit, pas vetëm një viti në krye të Giallorosëve.

Ish-reprezentuesi spanjoll mori në dorë klubin nga kryeqyteti italian gjatë verës së kaluar dhe tentoi ta shndërronte atë në një ‘Barcelonë të dytë’, por synimet e Luis Enriques nuk u realizuan dhe planet dështuan, e kështu atë e pret sëpata e klubit.

“Ne e kemi ditur që një kohë të gjatë që ai do të largohet. Luis Enrique i ka njoftuar lojtarët se po largohet. Ne kemi pasur bisedë të gjatë me të pas ndeshjes ndaj Fiorentinës dhe më pas ai na tha se do të largohet. Ne besojmë se ai ka bërë punë të mirë dhe kjo është arsyeja se pse i kemi dhënë kohë edhe pse vendimi i tij ishte një tjetër”, ka theksuar Baldini.

Roma aktualisht po përgatitet për ndeshjen e fundit sezonale në Serie A ndaj Cesenas në transfertë të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...