Lampard: Krenar që jam kapiten në finale

dardanmiftari | Friday, May 18, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ndihet tejet krenar me faktin se ai do të jetë kapiten i ekipit në betejën e madhe të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën ndaj Bayernit të Munichut në Allianz Arena.

“Unë do të jem shumë krenar kur do ta drejtoj ekipin në fushë të shtunën. Unë do të marr më shumë përgjegjësi, por nuk do të jetë shumë më ndryshe. Neve do të na mungojnë shumë të suspenduarit. Mendoj se të gjithë lojtarët do të kishin qenë kontribues të mëdhenj”.

“Ne gjithmonë kemi besuar se mund ta fitojmë këtë titull dhe nuk do të jetë ndryshe as para finales. Kemi potencialin, besimin dhe gjithçka që duhet për ta fituar këtë trofe”, është shprehur Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...