Low: Të gjithë lojtarët e Bayernit në EURO
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka deklaruar në një konferencë për shtyp të premtën se lojtarët e Bayernit të Munichut janë shumë të rëndësishëm për përfaqësuesen gjermane dhe se që të gjithë tetë gjermanët e Bayernit do të jenë në EURO 2012.
Low duhet t’i shtojë edhe tre emra listës së tij prej tashmë 19 të përzgjedhurve për kompeticionin që fillon më 8 qershor, ndërsa ishte vënë në dyshim pjesëmarrja e futbollistëve të Bayernit.
“Të gjithë lojtarët e Bayernit e kanë dëshmuar se janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe se ata e kanë dëshmuar këtë në të kaluarën”, ka theksuar Low.
Tetë futbollistët e Bayernit të Munichut ishin vënë në dyshim për Euro 2012 pas dështimit fatal për të fituar Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat në Allianz Arena.
Category: Euro 2012
0 Komente