Lukaku i hapur për huazim

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, planifikon të kalojë te ndonjë skuadër në formë huazimi, pasi nuk është i kënaqur me trajtimin që i bëhet në Stamford Bridge.

18-vjeçari u transferua te Blutë në verën e kaluar nga Anderlechti, mirëpo ende nuk e ka filluar një ndeshje të Ligës Premier nga minuta e parë, ndërsa ka bërë vetëm gjashtë paraqitje nga banka rezervë.

“Kam nevojë të luaj më shumë. Nuk ka qenë ashtu si e imagjinova te Chelsea. Edhe Andre Villas-Boas edhe Roberto Di Matteo u kanë dhënë përparësi lojtarëve me përvojë”.

“Të presim dhe të shohim se kush do të caktohet trajner i Chelseat, por siç po qëndrojnë gjërat, unë do të huazohem”, ka thënë Lukaku për De Standaard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...