Marchisio: Uria për sukses, çelësi për titullin

dardanmiftari | Thursday, May 17, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka deklaruar se Bianconerët e kanë fituar titullin e kampionit të Italisë këtë sezon për shkak të urisë së madhe për suksese.

“Ne fituam titullin sepse ishim më të uritur se sa ekipet tjera. Ne po ashtu luajtëm futboll shumë të mirë, duke barazuar shpeshherë për shkak të mungesës së efikasitetit”.

“Trajneri jonë meriton lëvdata për gjithçka. Ai e ka instaluar mentalitetin e duhur në ekip për ta kthyer klubin në rrugët fituese”, ka thënë Marchisio për Sky Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...