Marwijk: Heitinga fajtor për disfatën

dardanmiftari | Sunday, May 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka fajësuar John Heitinga-n për rolin e mbrojtësit në disfatën e mbrëmshme 2-1 nga Bulgaria.

Holandezët kaluan në epërsi përmes Robin van Persiet, por Ivelin Popov barazoi para fundit të pjesës së parë, ndërsa mysafirët befasuan me fitore kur Ilyain Mitsanski shënoi në minutën e 93-të, as një pasimi të gabuar të Heitinga.

“30 minutat e fundit më kanë zemëruar. Një pasim si ai i Heitinga është i ndaluar. Ju nuk mund ta bëni atë. Tash ne kemi humbur dhe kjo nuk është gjë e mirë”, ka thënë Marwijk.

Holanda të mërkurën do të përballet me Sllovakinë në një ndeshje tjetër përgatitore për Euro 2012

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...