Milani, lamtumirë legjendave me fitore

dardanmiftari | Sunday, May 13, 2012 | 0 Komente

Milani e ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A ndaj Novarës në San Siro, ku lamtumirën e fundit para tifozëve e dhanë disa prej ikonave të klubit në dekadën e fundit.

Gennaro Gattuso, Pippo Inzaghi dhe Alessandro Nesta u përshëndetën për herë të fundit me tifozët në San Siro, teksa nuk mungonin as lotët në sytë e lojtarëve tjerë, të cilët ishin pjesë e sukseseve të mëdha të klubit Rossoner.Sidoqoftë, futbollistët aktualë të ekipit të Milanit patjetër se u bënë nder ikonave të klubit. Pas një goli të pranuar në pjesën e parë nga Garcia (20’), Milani në pjesën e dytë u shpëtua nga ikona e klubit.

Së pari Flamini barazoi rezultatin në 1-1 (56’) për të nxehur atmosferën në San Siro.

Në vazhdim të takimit inkuadrohet Filippo Inzaghi, i cili u inkuadrua në vend të Antonio Cassanos dhe kështu edhe Alessandro Nesta, që zëvëndësoi Alberto Aquilanin.

Dhe, nuk ka më mirë se sa të përshëndetesh me tifozët me golin e fitores, teka këtë e bëri një prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit, Filippo Inzaghi, i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Milanit (82’).

Milani mbyll sezonin 2011/2012 në Serie A në vendin e dytë me 80 pikë, 72 gola të shënuar dhe 32 të pranuar, me 23 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...