Modric hedh dyshime rreth të ardhmes

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka dhënë shenja se karriera e tij në White Hart Lane mund të ketë mbaruar, duke thënë se ai do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas kampionatit evropian këtë verë.

26-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një transferim te Chelsea, edhe pse Spurs refuzuan një ofertë në vlerën e 30 milion funteve verën e kaluar. Por e ardhmja e tij pritet të jetë debat edhe këtë verë, me vetë lojtarin që ngre dyshime për të ardhmen e tij.

“Do të vendosi për të ardhmen time pas Euros. Do të marr vendimin se ku do ta vazhdoj karrierën time. Jam i gatshëm për një test të madh”, ka thënë Modric para gazetarëve.

E ardhmja e mesfushorit kroat do të varet edhe nga kualifikimi i Spursave në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Tottenham ka siguruar vendin e katërt në tabelën e La Liga, por mund të mos kualifikohet nëse Chelsea fiton finalen e Ligës së Kampionëve. Blutë përfunduan në pozitën e gjashtë, që dërgon vetëm në Europa League, por nëse ngrenë trofeun më të madh evropian do të kualifikohen drejtpërdrejtë për sezonin e ardhshëm të kësaj gare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...