Napoli i gatshëm ta shesë Lavezzin
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka dhënë shenja se ai është i gatshëm ta shesë Ezequiel Lavezzin.
Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet më të përfolura si destinacione të ardhshme të argjentinasit.
“Il Pocho është i shkëlqyeshëm, një Lavezzi jetëgjatë. Le ta lejojmë atë të vendosë vet për të ardhmen e tij”.
“Ai tash është 27-vjeçar, ka një klauzolë shfuqizimi në kontratën e tij dhe nëse dikush e ofron ta paguajë atë, atëherë ai do të largohet”, ka thënë De Laurentiis.
Category: Futboll
0 Komente