Pastore: Higuain më pyeti për PSG

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Paris Saint Germain, Javier Pastore, ka zbuluar se sulmuesi i Real Madridit, Higuain, e ka pyetur atë për situatën te klubi francez, duke shtuar kështu zërat për një largim të El Pipitas nga Bernabeu.

“Ai më telefonoi dy javë më parë për të më pyetur për klubin, Ligue 1, qytetin e Parisit”.

“Ai më tha se e ka pasur mundësinë për të kaluar te PSG, por se ka edhe klube tjera të mëdha tejet të interesuara për shërbimet e tij”, ka theksuar Pastore për L’Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...