Pep: Mourinho nuk ka të bëjë me largimin tim
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se homologu i tij te Real Madridi, Jose Mourinho, nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në largimin e spanjollit nga Camp Nou.
“A ka ndikuar Mourinho në vendimin tim për t’u larguar? Aspak”.
“Unë kam pasur edhe kundërshtarë të tjerë, mirëpo trajnerët tjerë nuk të lodhin. Por të lodh puna e përditshme dhe nevoja për fitore”.
“A do të jem trajner i Barcës në të ardhmen? Nuk mund t’i përgjigjem kësaj tash. Vërtet nuk e di”, ka deklaruar Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente