Reali, super kontratë për Mourinhon

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Jose Mourinho pritet që të përfitojë kontratë të jashtëzakonshme nga klubi i tij, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë portugezin edhe një kohë të gjatë në stolin e Bernabeut.

The Sun shkruan se Mourinho do të nënshkruajë kontratë të re, të vlefshme prej 10 milionë funtesh në vit dhe atë pa përfshirë tatimin. Kontrata e re do ta mbajë Mourinhon në Bernabeu deri në verën e vitit 2015,

“Ne jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Mourinhon. Bisedimet kanë shkruar shumë mirë dhe Mourinho dëshiron të rinovojë, vetëm presim që ai të nënshkruajë”, ka theksuar një burim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...