Rodgers pranë Liverpoolit
Liverpooli ka arritur marrëveshjen e kompensimit me Swansean për menaxherin Brendan Rodgers, i cili brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohet si menaxheri i ri i klubit nga Anfield.
Lëvizja e The Reds vjen 24 orë pas dështimit të bisedimeve me Roberto Martinez, i cili refuzoi sistemin e ri të Liverpoolit me tri drejtorë.
Kështu, për të siguruar firmën e Rodgers, Liverpooli është dashur të paguajë një kompensim Swanseas, shuma e të cilit ende nuk dihet.
Category: Futboll
0 Komente