Ronaldo i ngazëllyer me titullin e kampionit
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i ngazëllyer që më në fund ka fituar titullin e parë të kampionit të Spanjës, pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Athletic Bilbao.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Ky është titulli im i parë në Spanjë dhe jam i ngazëllyer. Ne e kemi arritur objektivin tonë dhe të gjithë jemi të ngazëllyer që e kemi fituar La Ligën”.
“Ne të gjithë kemi një kënaqësi të madhe që kemi arritur objektivin tonë pasi kemi luftuar për dhjetë muaj. Liga është edhe më e vështirë kur ju luftoni për të me një skuadër si Barcelona, por ndjeni kënaqësi kur mposhti një prej skuadrave më të mira. Ne ishim më të mirë se ata”.
“Titulli i ligës është ai të cilin e doja më së shumti. Kam dy çmime të Këpucës së Artë në shtëpi. Do të ishte mirë të fitoj edhe një tjetër, por nuk më vjen keq nëse nuk e arrij”, ka thënë portugezi.
Category: Futboll
0 Komente