Spanja meriton të quhet favorit
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, ka deklaruar se përfaqësuesja e tij meriton të quhet favorit për ta fituar Kampionatin Evropian – Euro 2012.
Furia e kuqe është kampion në fuqi i Evropës dhe botës, ndërsa Villar e mirëpret faktin që kombëtarja e tij konsiderohet favorite për të triumfuar në Poloni dhe Ukrainë.
“Ne e meritojmë epitetin e favoritit. Mirëpo, jo vetëm skuadrat që i njohim mund të të mposhtin, por këtë mund ta bëjë secili ekip kombëtar”.
“Në Portugali në vitin 2004, Greqia e fitoi titullin”, ka deklaruar Villar për Marca.
Category: Futboll
0 Komente