Szczesny: Pozita e tretë, e madhe për Arsenalin

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, është i ngazëllyer që ka përfunduar në pozitën e tretë të tabelës.

Kjo do të thotë se Arsenali e ka të garantuar futbollin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Kjo është gjë e madhe. E kam thënë edhe më herët se nuk kam menduar se njerëzit kanë besuar se ne mund të përfundojmë të tretët”.

“Megjithatë unë nuk mendoj se ne do ta kishim pranuar të përfundojmë këtu para fillimit të sezonit, por duke marrë parasysh rrethanat dhe fillimin e sezonit, mendoj se ne e pranuam këtë dhe jemi shumë të kënaqur”.

“Ju dëshironi të fitoni trofe. Po ne të gjithë jemi të lumtur që kemi menaxhuar të përfundojmë të tretët, por kur ju luani për këtë klub, ju dëshironi të fitoni trofe dhe ne nuk e bëmë atë këtë sezon, andaj është ca zhgënjyese”.

“Por ne tashmë kemi një nënshkrim të ri që vjen dhe shpresojmë se me edhe një ose disa të tjerë mund të luftojmë për një trofe sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Szczesny.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...