Thiago Silva të mungojë në derbi

dardanmiftari | Friday, May 04, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, pritet që të mungojë në derbin e të dielës ndaj Interit, pasi problemet në kofshë nga fillimi i sezonit vazhdojnë ta përcjellin titanin brazilian.

Sky Sport 24 raporton se Thiago Silva nuk do të jetë në gjendje gatishmërie për sfidën ndaj Interi, përkundër shpresave të Allegrit se Silva mund të paraqitet.

Rossonerët hyjnë në derbin e madh ndaj Interit duke qenë një pikë prapa Juventusit në Serie A, përderisa Interi është tri pikë prapa Napolit që është në vendin e tretë, me vetëm një ndeshje të mbetur pas derbit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...