Villarreali në Segunda Division
Humbja prej 0-1 nga Atletico Madridi e ka dërguar Villarrealin në Ligën e dytë spanjolle.
Nëndetëses së Verdhë do t’i mjaftonte një barazim për të qëndruar në La Liga, mirëpo një gol i shënuar nga Radamel Falcao (88’), ishte fatal për Villarrealin.
Kështu, kjo skuadër i bashkohet Sporting Gijonit dhe Racing Santanderit në Segunda Division.
Nga ana tjetër, përkundër fitores, Atletico dështoi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasi që Malaga regjistroi fitore minimale përballë Sporting Gijonit për ta zënë vendin e katërt.
Category: Futboll
0 Komente