Wenger: Së shpejti rinovimi i Van Persiet

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se klubi do të fillojë shumë shpejt bisedimet për rinovimin e kontratës së Robin Van Persiet, pasi mediat e ndryshme kanë raportuar interesim të shumë klubeve të mëdha për holandezin.
“Ne do të ulemi me të kur të mbarojë sezoni. Unë besoj se ai është i përkushtuar ndaj klubit. Shpresoj që ai do të rinovojë kontratën”.

“Edhe nëse ai nuk dëshiron, ne duam që ai të rinovojë. Besoj që bisedimet të shkojnë si duhet, ndjej se ai është i përkushtuar ndaj klubit. Unë do të isha i relaksuar në pozitën e tij. Kur hapi gazetat, shoh të gjithë lojtarët e mi duke u kërkuar nga klubet tjera, por të gjithë ende kanë kontratë. Kjo do të thotë se vendimet merren nga unë, jo nga gazetat, apo klubet tjera”, është shprehur Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...