Zyrtare: Van Bommel do të kthehet te PSV
Mark van Bommel ka zbuluar se ai do të largohet nga Milani në fund të sezonit dhe do të rikthehet te ish-klubi i tij PSV.
Holandezi, i cili iu bashkua Rossonerëve nga Bayern Munich në janar të vitit 2011, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me PSV.
“Do të kthehem në Holandë dhe do të luajë për PSV-në”, ka thënë 35-vjeçari gjatë një konference shtypim, duke konfirmuar lajmin.
Van Bommel pati një periudhë të suksesshme te Milani, duke fituar titullin e Serie A sezonin e kaluar. Milani mendohet se i ofroi vazhdim njëvjeçar të kontratës me një pagë 2 milionë euro, por në vend të saj ai zgjodhi të kthehet në vendlindje.
Category: Futboll
0 Komente