Agjenti: Ibra qëndron te Milani

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic pret që sulmuesi të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.
Ibra së fundi është lidhur me një kalim te Paris Saint Germain, pasi dy klubet tashmë po negociojnë për një lojtar tjetër Rossoner, Thiago Silva.

“Ibrahimovic është i përqendruar në euro 2012 për momentin. Unë jam i qetë për gjithçka dhe nuk do të bëj ndonjë vlerësim për tregun e transferimeve duke marrë parasysh se afati është ende i hapur”.

“Do t’i shtyj vlerësimet e mia për në fund të gushtit, por Milani do të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri”, ka thënë Mino Raiola për Sport Mediaset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...