Berthold: Robben ka nevojë për psikolog

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Thomas Berthold, mendon se Arjen Robben ka nevojë për trajtim psikologjik pas disfatave të mëdha të këtij sezonit të cilat po reflektohen edhe në Euro 2012.
Anësori humbi disa penalti kruciale për ekipin e tij gjatë sezonit të kaluar dhe trendi i dështimeve po vazhdon edhe në Euro 2012.

“Unë kam frikë për gjendjen e Robben, flas për atë që po ndodh në ndërdijen e tij. Kujtimet e këqija që ai ka dhe vërshëllimat e tifozëve të Bayernit ashtu si faktorë të tjerë mund të sulmojnë egon e tij. Ai ka nevojë për një psikolog”, ka theksuar Berthold.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...