Blanc: Do ta sulmojmë Spanjën

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Francës, Laurent Blanc, do t’i udhëzojë djelmoshat e tij të luajnë lojën e tyre të zakonshme sulmuese gjatë përballjes së të shtunës ndaj Spanjës në çerekfinale të Euro 2012.

Blanc ka analizuar paraqitjet e skuadrës së Vicente del Bosque në ndeshjet e fazës grupore dhe ka ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kampionët në fuqi të Evropës dhe Botës është t’i sulmosh ata.

“Këtë mëngjes i kam shikuar ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Itali-Spanjë. Këto dy ekipe i shkaktuan probleme Spanjës. Ata kishin mundësi dhe kishin shanse ta fitojnë ndeshjen”.

“Duke shikuar dyja ndeshjet, kishte një që preferonte të mbrohej dhe një tjetër që preferonte të luajë lojën e tyre; shpresoj Franca ta zgjedhë të dytën”, ka thënë Blanc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...