Buffon: Anglia si Chelsea

dardanmiftari | Saturday, June 23, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, ka bërë listën e lojtarëve më të rrezikshëm të Anglisë, para supersfidës çerekfinale të Euro 2012.

“Wayne Rooney ka karizëm dhe ai është lider, i cili e tërheq ekipin përpara. John Terry, Steven Gerrard dhe Ashley Cole janë po ashtu lojtarë që dinë të fitojnë”, ka thënë Gigi.

Portieri i Juventusit e ka lëvduar edhe homologun e tij te Tre Luanët, Joe Hart, duke thënë se së bashku me Manuel Neuer dhe Salvatore Sirigu, ai mund të bëhet një nga më të mirët në botë.

Për më shumë, Buffon e ka krahasuar stilin e lojës së Anglisë me atë të Chelseat që i solli triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Chelsea ka luajtur jashtëzakonisht mirë në mbrojtje ndaj Barcelonës dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve. Padyshim se edhe Barcelona edhe Bayerni janë ekipe më të forta se Chelsea, por ekipi londinez i mposhti. Në këtë aspekt mund të gjejmë ngjashmëri mes Chelseat dhe Anglisë”, ka shtuar Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...