Cassano: Shpresoj të mos ketë homoseksualë në ekipin e Italisë
Sulmuesi italian, Antonio Cassano, mund të bëhet shënjestër e kritikave nga organizatat për të drejtat e homoseksualëve, pasi ka thënë se shpreson që në përfaqësuesen e Italisë të mos ketë homoseksualë.
29-vjeçari është pyetur rreth qëndrimit të tij për homoseksualitetin në futboll, një temë mjaft e përfolur kohëve të fundit në Itali.
“Nëse do të kishte homoseksualë në ekipin kombëtar? Është problemi i tyre. Por shpresoj të mos ketë...”.
“Nëse e them atë që vërtet e mendoj, do të bëhej kaos”, ka deklaruar sulmuesi i Milanit
Category: Euro 2012
0 Komente