Cassano: Silva, gjysma e Milanit
Antonio Cassano është i zemëruar me shitjen e Thiago Silvas dhe nuk mund të garantojë as qëndrimin e tij në San Siro.
Milani aktualisht është në negociata për Paris Saint-Germaim për shitjen e Silvas, për të cilin Cassano thotë se është gjysma e skuadrës.
“Dua të luaj mirë në Euro 2012, pastaj do të shohim nëse ende do të qëndroj te Milani ose jo. Unë e kam mendimin tim për këtë, por do të flas vetëm me disa njerëz”.
“Nuk jam dëgjuar me Ibran për një muaj, por ai është i zemëruar që Thiago Silva po shitet, pastaj ai ka plotësisht të drejtë. Do të ishte krim”.
“Pa Thiago Silva, ne nuk do të kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve. Përveç kësaj, njerëzit duhet të jenë të qartë me tifozët. Ai është i pazëvendësueshëm dhe pa të ne humbim 50 për qind të skuadrës. Klubi mund t’i mendojë paratë që vijnë, por ne duhet të jemi të qartë”, ka thënë Cassano.
Category: Futboll
0 Komente