Cech: Nuk do të gabojmë ndaj Greqisë

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Portieri i Republikës Çeke, Petr Cech, e ka paralajmëruar Greqinë para ndeshjes së tyre në kuadër të Grupit A.
Çekët pësuan me rezultat 4-1 nga Rusia në ndeshjen e parë grupore të Euro 2012, ndërsa gardiani i Chelseat thotë se përfaqësuesja e tij nuk do t’i bëjë të njëjtat gabime edhe ndaj Greqisë.

“Mësimi që morëm ishte që të mos bëjmë gabime të panevojshme dhe të bëjmë lojë më agresive”.

“Ata patën shumë hapësirë dhe kanë disa lojtarë të mirë, prandaj ishin në gjendje që ta shfrytëzojnë atë”.

“Ne i sulmuam shumë vonë gjatë ndeshjes, ndërsa ata tashmë i kishin krijuar rastet e tyre dhe kishin realizuar”.

“Nuk duam t’i përsërisim gabimet e njëjta dhe do të luajmë në mënyrë më solide në mbrojtje”, ka deklaruar Cech për faqen zyrtare të UEFA-s.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...