Cruyff: Holanda duhet të përmirësohet shpejt

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Johan Cruyff ka porositur Holandën të tregojë përmirësime të dukshme nëse dëshiron t’i mbijetojë Grupit të Vdekjes në Euro 2012.
Të portokalltët u mposhtën me rezultat 1-0 nga Danimarka në ndeshjen e parë të Grupit B dhe Cruyff mendon se Bert van Marwijk duhet të bëjë ndryshime, veçanërisht në mesfushë, për ndeshjen e të mërkurës kundër Gjermanisë.

“Ata duhet të përmirësohen shpejt. Ata duhet të mësojnë nga gabimet kundër Danimarkës. Lëshimet në ballë të golit nuk ishin problemi më i madh. Ajo çfarë ishte shqetësuese është se të Portokalltët dështuan kur ishte më e rëndësishme”.

“Mark van Bommel dhe Nigel de Jong kishin shumë posedim topi. Kjo nuk është kualiteti më i madh i tyre. Lojtarë të tjerë duhet ta kenë posedimin”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij për De Telegraaf.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...