De Boer: Vertonghen pranë Tottenhamit
Bosi i Ajaxit, Frank de Boer, ka konfirmuar se Jann Vertonghen është shumë pranë kalimit te Tottenhami.
Duket se klubi anglez ka arritur të sigurojë firmën e mbrojtësit fantastik për një shumë prej 12 milionë eurosh, duke mposhtur kështu Milanin, që po ashtu me ngulm e kërkoi belgun.
“Ne jemi shumë pranë marrëveshjes. Por, marrëveshja nuk është kompletuar ende, prandaj ai fillon stërvitjet javën e ardhshme me ne”, ka theksuar De Boer.
Category: Futboll
0 Komente