De Rossi: Ndaj Spanjës jam në mbrojtje

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi, ka konfirmuar se ai me 99.9 përqind të gjasave do të jetë në qendër të mbrojtjes ndaj Spanjës.

“Unë do të luaj aty ku ka dëshirë trajneri, ashtu siç bëj gjithmonë dhe jam i sigurtë se do të luaj në qendër të mbrojtjes ndaj Spanjës”.

“Edhe pse nuk është pozita ime natyrale, unë do të jem lidhësi i lojës nga mbrojtja në mesfushë. Unë do të hyj në fushë duke menduar se jam mbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë De Rossi.

Italia do të takohet me Spanjën në ndeshjen e parë të Grupit C që zhvillohet të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...