Ferguson të përballet me hetim nga FA

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pritet që të përballet me një hetim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pasi akuzoi klubin Queens Park Rangers se qëllimisht lejoi Manhcester Cityn ta fitojë titullin me dy gola të lëshuar në fund të sfidës.

Sergio Aguero shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë duke ia marrë nga dora Unitedit titullin dhe duke frustruar tifozët e vet menaxherin e Djajve.

“QPR luajti mirë deri në momentin që e kuptoi se është e siguruar nga rënia dhe mendoj se ashtu siç tha Mark Hughes, ata u ndalën. Ajo ishte zhgënjyese. Është e vështirë që të pranojmë këtë. Ne menduam se titulli është i joni”, kishte thënë Ferguson pas ndeshjes së fundit në Ligën Premier.

Këto komente pritet të rishikohen nga organet përgjegjëse, pasi ishin sekonda në pytje kur kampi i QPR-s kuptoi se siguroi mbetjen në elitë dhe kur Aguero shënoi golin e fitores.

Burimet e afërta me Cityn bëjnë të ditura se atyre as që u kanë interesuar komentet e Ferguson të cilat janë të pa baza, teksa besohet se Ferguson nuk e ka telefonuar fare Mancinin për ta përgëzuar për triumfin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...