French Open, Nadal fiton titullin e shtatë

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është mbret i Roland Garrosit, pasi të hënën e ka fituar edhe trofeun e shtatë të kësaj gare në karrierë.
Në finalen e madhe ai e fundosi serbin Novak Djokovic me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 në sete (6-4, 6-3, 2-6 dhe 7-5).

Përballja finale nisi të dielën, mirëpo u ndërpre në setin e katërt për shkak të shiut. Spanjolli fitoi dy setet e para (6-4 dhe 6-3), mirëpo në setin e tretë u kthye tenisti serb, i cili fitoi me rezultat 6-2.

Djokovic avanconte me rezultat 2-1 në setin e katërt kur u ndërpre loja, mirëpo të hënën, Nadal arriti ta përmbysë avantazhin dhe ta fitojë setin me rezultat 7-5 dhe kështu u shpall kampion.

Nadal e ka fituar këtë turne edhe në vitet 2005, 2006, 2007, 2008, 2010 dhe 2011, ndërsa askush në histori nuk e ka fituar shtatë herë këtë titull, prandaj spanjolli vë rekord titujsh në Roland Garros.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...