Galliani: Ibra dhe Silva të pa prekshëm
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka dhënë indikacionin më të fortë deri tani se Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva nuk do të largohen nga San Siro këtë verë.
“Unë i kam premtuar numrin 10. Ibrës, edhe pse ende nuk kam biseduar me Seedorfin për të ardhmen e tij. Thiago Silva nuk ka çmim”.
“Nuk e di se si njerëzit mund të kritikojnë situatën tonë ekonomike, kur e gjithë bota është në krizë ekonomike, kështu që njerëzit duhet thjesht të jenë falënderues për atë që po bëjmë”, ka potencuar Galliani.
Category: Futboll
0 Komente