Gary Cahill jashtë Euro 2012
Mbrojtësi i Anglisë, Gary Cahill, nuk do të luajë në Kampionatin Evropian për shkak të frakturës së nofullës – ka konfirmuar Federata Angleze e futbollit.
26-vjeçari së bashku me bashkëlojtarin e tij te Chelsea, John Terry, u lënduan gjatë miqësores ndaj Belgjikës, mirëpo derisa kapiteni i Bluve është në gjendje të luajë, Cahill do të mbetet jashtë.
Si zëvendësues i tij është ftuar mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Kelly, megjithatë gjërat duhet të qartësohen me ekipin mjekësor të UEFA-s.
Largimi i Cahill është një tjetër lajm jo i mirë për trajnerin Roy Hodgson, i cili më herët mbeti pa shërbimet e Gareth Barry dhe Frank Lampard.
Category: Euro 2012
0 Komente