Gerrard: Do ta ndalim Francën

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, beson se skuadra e tij është në gjendje për t’i dhënë fund ecurisë prej 20 ndeshjeve pa humbje kombëtares së Francës, e cila ka filluar të frikësojë të gjithë para fillimit të Euro 2012.

“E kam shikuar Francën ndaj Serbisë. Ata duken shumë të fortë. Ata janë ekip i mirë. Ne dimë shumë për ta sepse ne kemi luajtur ndaj tyre më herët dhe ata kanë lojtarë që luajnë në Ligën Premier. Kështu që ne e dimë se na pret ndeshje e vështirë”.

“Ne e dimë se nëse luajmë në maksimumin tonë atëherë mund t’i mposhtim. Ne kemi respekt për ta, por ata nuk janë të pa mposhtshëm”, ka thënë Gerrard.

Anglia dhe Franca takohen në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D të Euro 2012 më 11 qershor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...