Giroud krenar që i bashkohet Arsenalit

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka konfirmuar se ai është në rrugë për t’iu bashkuar Arsenalit.

Francezi pritet këtë javë t’i bashkohet klubit londinez për 12 milionë funte dhe të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

“Jam shumë i kënaqur që do të nënshkruaj për Arsenalin – është diçka që do të thotë shumë për mua. Gjithmonë kam dashur të luaj në Ligën Premier dhe Arsenali është një klub i madh me shumë lojtarë francez”, ka thënë 25-vjeçari.

Giroud, i cili shënoi 21 gola në 36 paraqitje për ta ndihmuar Montpellier të shpallet kampion i Francës sezonin e kaluar, do të bëhet nënshkrimi i dytë i Arsene Wenger, pasi ky i fundit transferoi gjermanin Lukas Podolski nga Koln për 11 milionë funte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...