Gjermania e të rinjve, Irlanda e pleqve – mosha mesatare e ekipeve

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Nuk ka më kthim prapa – tashmë janë konfirmuar skuadrat që do të marrin pjesë në Euro 2012. Dhe, ndër 16 përfaqësueset që do të garojnë në Poloni dhe Ukrainë, Gjermania e ka skuadrën më të re, përderisa Republika e Irlandës e ka skuadrën më të moshuar.

Nga 276 lojtarë sa do të marrin pjesë në Euro 2012, holandezi Jetro Willems, i cili mbushi 18 vjet në mars, është lojtari më i ri i kampionatit.

Në moshën 38 vjeçare, portieri i Greqisë, Kostas Chalkias është lojtari më i moshuar i Euro 2012.

Me një mesatare prej 24.52 vjet, skuadra e Gjermanisë është skuadra me moshën më të re në kampionatin evropian. Ekipi aktual i Gjermanisë është ekipi me moshën më të re në historinë e kombëtares gjermane dhe është ekip më i ri se edhe ai që ka qenë në Botërorin 2010, e i cili kishte mesatare prej 25.0 vjet.

Përderisa shumë lojtarë nga kampionati i kaluar kanë mbetur në ekip, largimi i Hans-Jorg Butt, Arne Friedrich dhe Cacaut, që ka pasuar me prurje të reja të talentëve si Mario Gotze, Andre Schurrle dhe Ilkay Gundogan, vetëm sa e ka ulur moshën mesatare të skuadrës pancere.

Nga këndvështrimi i kundërt, Irlanda e ka ekipin me moshën mestare më të lartë, madje më të lartë se sa Rusia dhe Suedia. Në moshën 36 vjeçare, portieri Shay Given është lojtari i dytë më i moshuar në kampionat, përderisa Damien Duff, David Forde, Richard Dunne, Keith Andrews dhe kapiteni Robbie Keane janë të gjithë në fazat finale të karrierave të tyre.

Anglia kishte ekipin më të moshuar në Botërorin 2010, por gjenerata e re e udhëhequr nga veteranët si Gerrard dhe John Terry kanë bërë që mosha mesatare e Anglisë të ulet ndjeshëm.

Mosha mesatare e ekipeve që do të marrin pjesë në Euro 2012:

Ekipi Mosha mesatare

Gjermania 24.52
Polonia 25.13
Anglia 26.04
Danimarka 26.57
Franca 26.65
Spanja 26.78
Kroacia 27.09
Portugalia 27.08
Holanda 27.13
Greqia 27.17
Çekia 27.30
Italia 27.91
Suedia 28.30
Rusia 28.34
Irlanda 28.35

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...