Guardiola nuk negocion me Bayernin

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Agjenti i ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, ka mohuar negociatat me Bayern Munichun.

Përfaqësuesi i Guardiolës ka thënë se spanjolli është i vendosur të pushojë një vit nga futbolli.

“Është humbje kohe. Pep nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë në pranverën e vitit 2013. Pesë ose gjashtë klube kanë shfaqur interesim, por Pep nuk e dëshiron asnjërin. Ndoshta gjërat do të duken më ndryshe në shkurt dhe mars”.

“Për momentin ai ma ka ndaluar mua të kontaktoj me ndonjë klub, pasi kjo vetëm se ofron më shumë hapësirë për spekulime”, ka thënë Jose Maria Orobitg për Kicker.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...