Guti në negociata me West Hamin

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, ka zbuluar se ai është në negociata për të nënshkruar me West Ham United këtë verë.
35-vjeçari, i cili u largua nga Madridi pas 25 sezonesh të kaluara në Santiago Bernabeu dhe mbi 500 paraqitjesh për Los Blancos, ka qenë jashtë fushe që nga nëntori i vitit të kaluar kur i dha fund kontratës me klubin turk Besiktas me pëlqim dypalësh.

Që atëherë mesfushori ka refuzuar një numër ofertash, por tash ka zbuluar se është në negociata me skuadrën e rikthyer në Ligën Premier.

“Po, West Ham është i interesuar, por asgjë nuk është vendosur ende. Jemi në negociata”, ka thënë Guti për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...