Hodgson: Terry do ta dëshmojë veten

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, ka besim të plotë në kapitenin e Chelseat, John Terry.
“Ne të gjithë i njohim kualitetet e John, ne të gjithë e dimë se sa qendërmbrojtës i mirë ai është dhe çfarë luftëtari është”.

“Ne po ashtu e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë lojtarët tjerë me të, jo vetëm bashkëlojtari i tij Ashley Cole, me të cilin ai është mësuar të luajë”.

“Vetëm shpresoj që John t’i tregojë kualitetet që i kam parë nga ai për shumë vite me Anglinë. Jam i bindur se ai është i vendosur ta bëjë këtë”.

“Ai mendon se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të treguar më të mirën çfarë mund të bëjë”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...