Iniesta: Franca më e mirë se Anglia

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, beson se Franca ka potencial në skuadër për ta bërë “të vuajë” Anglinë në ndeshjen e parë të grupit në euro 2012 që zhvillohet të hënën.

“E kam parë Francën në televizor disa herë dhe mendoj se ata do ta bëjnë Anglinë të vuajë”.

“Francezët janë përmirësuar nën drejtimin e Laurent Blanc dhe lidhja në mes të Yohan Cabaye, Franck Ribery dhe Karim Benzema është shumë e rrezikshme. Disa muaj më parë kam pasur dyshime. Por tash besoj se Franca është më e mirë se Anglia”.

“Anglia e ka ndryshuar trajnerin dhe sistemin. Ata po ashtu kanë pësuar disa goditje në fushë dhe kjo është për të ardhur keq, pasi kjo është një ndeshje aq e rëndësishme për ta”, ka thënë Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...