Kagawa: Dua të jem 10-shi i United

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Nënshkrimi i ri i Manchester United, Shinji Kagawa, shpreson të luajë në qendër të sulmit në Old Trafford.
Japonezi erdhi te United për 17 milionë funte nga kampioni i Gjermanisë, Borussia Dortmund, dhe pritet të zyrtarizojë transferimin e tij sapo të sigurojë lejen e punës dhe të kalojë testet mjekësore.

“Dua të luaj (në qendër). Mendoj se aty është vendi ku luaj futbollin tim më të mirë. Planifikoj të punoj fuqishëm ashtu që të mund ta fitoj vendin në atë pozitë”.

“Ata janë një prej klubeve më të mëdha në botë, dhe më është dhënë shansi të luaj për ta. Kam marrë shumë gjëra në konsideratë, si faktin se ata kanë një skuadër të thellë, stilin e tyre të lojës dhe nuk ishte një vendim i lehtë. Por e doja këtë sfidë”, ka thënë Kagawa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...